‘Çmendet’ i riu nga Elbasani, merr sëpatën dhe kërcënon nënën (Emri)

447
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Elbasanit, ku një 22-vjeçar kanosi me sëpatë nënën e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Mondeli Kuqja, banues në fshatin Mlizë, dyshohet të ketë kanosur me sopatë nënën e tij, shtetasen Dh.K., 49 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISE
Kanos me sopatë nënën e tij, arrestohet në flagrancë nga policia
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Mondeli Kuqja, 22 vjeç banues në fshatin Mlizë Njësia Administrative Shushicë.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me sopatë nënën e tij, shtetasen Dh.K., 49 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.
Sigal