“Çmendet” 38-vjeçari nga Tirana, i shkon në shtëpi ish-partneres dhe e kërcënon me armë

428
Një burrë nga Tirana është arrestuar nga policia në Gramsh pasi ka kërcënuar ish-partneren e tij. Sipas të dhënave zyrtare specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë vënë në pranga 38-vjeçarin Elidon Gjoni, banues në Laprakë Tiranë.
Gjoni ka shkuar dje në banesën e ish-bashkëjetueses së tij M.A., 30 vjeçe në një fshat të Gramshit dhe e ka kanosur me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë mospranimi i ndarjes nga 38-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal