Cisterna pa kushte shkatërroi kompleksin në Velipojë/ Prokuroria gati hetimet

494
Prokuroria pritet të nisë procedimin penal për shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në Velipojë, ku mbetën të plagosur katër persona. Organi i akuzës bën me dije se do ta përqendrojë hetimin në faktin nëse ISHTI ka kryer kontroll teknik dhe ka dhënë leje për subjektin. 

Nga ana tjetër, pritet dhe ekspertiza e shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë në dritë detaje të tjera që ndihmojnë hetimin. 
Shkak i shpërthimit në kompleksin “Fishta” në Velipojë ishte shpërthimi i një depozite të madhe gazi 1 mijë litërshe, që ndodhej në bodrumin e hotelit, dhe që sipas Prokurorisë, ishte pa kushte dhe siguri. 
Sigal