Çfarë po ndodh? Tjetër shpërthim eksplozivi në Fushë Krujë, ja kush ishte shënjestra

361
Sigal

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në Fushkrujë, këtë herë në Nikël, ku i është vënë një sasi tritoli një mobileria.

Sipas informacioneve të para mësohet se mobileria në Nikël nishte në pronësi të 45-vjeçarit Enver Cani, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Durime bëjnë me dije se Enver Cani njihet si një njeri pa probleme e konflikte, ndërsa mbetet ende mister motivi i vënies së tritolit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjartjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë se një shpërthim eksplozivi ndodhi edhe në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Fushë Krujë. Eksplozivi i ishte vendosur garazhit të një polici, fatmirësisht pa të lënduar.