Çfarë po ndodh tek Krimet e Rënda/ Humb ndjenjat njëri nga të arrestuarit (Emri)

498
Sigal

Po zhvillohet në gjykatën e Tiranës seancë për të arresturit nga mega-operacioni i policisë në të gjithë vendin disa ditë më parë.

Ndërkohë Fax News raporton se njëri nga të arrestuarit ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda. Bëhet fjalë për Vlash Gazullin 76 vjeç, topograf.

Paraditen e sotme kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda personat e arrestuar në operacionin Vol-vo 4, në një seancë që pritet të zgjasë me orë të tëra për shkak të numrit shumë të madh të të ndaluarve.

Derimë tani burime bëjnë me dije se para gjykatës do të dalin 34 persona, edhe pse policia ka bërë të ditur vetëm 27 arrestime ditën kur u bë publik operacioni.

Në seancën e sotme do të jepet masa dhe për dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka si dhe anëtarët e grupit Avdylaj. Deputetët e PS-së akuzohen për korrupsion dhe tjetërsim të pronave, ndërsa ende vijon të jetë në kërkim ideuesi i laboratorit në Has, Admir Hoxha.

Operacioni:

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
    2. Flamur Çela, 48 vjeç
    3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
    4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
    5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

  1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
    2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
    3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
    4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
    5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
    6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
    7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
    8. Elton Shehaj, nga Tirana;
    9. Armand Spiro, nga Tirana;
    10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
    11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
    12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
    13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
    14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
    15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
    16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
    17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
    18. Elis Guri, nga Shkodra.
    19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
    2. Jasin Abdul, nga Saranda;
    3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.