Çfarë po ndodh në Sarandë? Delta Force kontroll të gjithë qytetit

509
Delta Force po kryen prej disa orësh kontrolle në rrugët kryesore të Sarandës. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se policia sapo është futur tek një klub nate në Sarandë dhe se po kontrollohet gjithë qyteti. Klubi i natës që po kontrollohet në këto momente është në bulevardin e qytetit. Janë dy furgona, një fuoristradë dhe një automjet i forcave speciale Delta. Operacioni ka nisur rreth orës 21.00 me kontrolle ne rrugët e lagjes nr.4. Mësohet se ka disa persona të shoqëruar në Komisariat.
Sigal