“Çfarë po ndodh në këtë vend? Një grua, një nënë, vritet në mes të kryeqytetit”

392
Pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj, reagon edhe deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.
Për ish- ministren e Integrimit Gjosha kjo duhet të jetë një kambanë e fortë alarmi dhe se shteti duhet të zgjohet sa më shpejt nga gjumi.
STATUSI I GJOSHËS
Çfarë po ndodh në këtë vend? Një grua, një nënë, vritet në mes të kryeqytetit. Ajo çka ndodhi sot, është një kambanë e fortë alarmi! 
Kur nuk mund të garantohet jeta e një gjyqtareje, çfarë sigurie mund të kenë sot dhjetëra gra që dhunohen e kërcënohen? Sa kurajë gjen në këtë vend një burrë për të vrarë gruan e tij, në mes të kryeqytetit, në mes te ditës!
Forca e ligjit duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje edhe këtij fenomeni, por sërish tepër vonë për jetën e nënës së dy fëmijëve të mitur! Uroj që familja të gjejë forcë për të përballuar dhimbjen dhe shteti të zgjohet sa më parë nga gjumi i thellë!
Sigal