Çështja Frroku: Dorëhiqen papritur gjyqtarët e çështjes së ish-deputetit

418
Kanë dhënë sot dorëheqjen gjyqtarët e çështjes së ish-deputetit Mark Frroku tek Krimet e Rënda, pasi ky i fundit ka kërkuar pafajësi.
Sipas gjyqtarëve shkaku i kësaj dorëheqje është sepse ata e kanë gjykuar tashmë këtë çështje.
Mark Frroku është dënuar me 7.5 vjet burg për pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm.
Ai akuzohej dhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, në vitin 1999, akuzë kjo që u hodh poshtë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Sigal