Cërrik, sekuestrohen 16 doza heroinë, arrestohet 39-vjeçari

53
Një person është arrestuar në flagrancë nga policia në Cërrik pasi është kapur me 16 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit heroinë. Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Aleks Pupuleku, 39 vjeç, banues në Cërrik. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 16 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Heroinë.
Gjithashtu, në pranga janë vënë edhe dy personat të tjerë, shtetasit Fetah Jançe, 23 vjeç, banues në Cërrik, si dhe Sinan Sanxhaku, 19 vjeç, banues në Cërrik. Të dy këtë të rinj janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Cërrik duke mos lejuar arrestimin e shtetasit Aleks Pupuleku.