Cërrik, banesa përfshihet nga flakët

457
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gostim të Cërrikut

Gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin është lënduar lehtë pronari banesës me iniciale R.S, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është një bombul e vogël gazi.

“Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së bombulës së vogël të gazit,”-raporton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.