500 gram tritol tek makina, dëshmia e pronarit: Nuk e di kush e ka bërë

Ia kishin lënë afër makinës pakon me 500 gram eksploziv dhe një celular i lidhur me të. Sapo e ka pa, ka telefonuar policinë e cila pas rreth 2 orësh e ka asgjëruar ‘pakon’.

Mbrëmjen e djeshme persona ende të paidentifikuar i kishin lënë një ‘pako’ Endrit Sadedini, 30 vjeç. I riu mësohet se ka marrë me qira një lokal ku disa muaj më parë ndodhi një vrasje.

Burime nga policia thanë se Sadedini nuk është person problematik dhe e kaluara e tij është e pastër.

Duke folur për policinë, 30-vjeçari Sadedini është shprehur se nuk dyshon tek askush që mund t’ia ketë vendosur lëndën eksplozive.

Deri më tani policia thotë se janë shoqëruar 7 persona, por nuk ka asnjë të dyshua