Burri tenton të vrasë gruan në sy të fëmijëve

444
Një tjetër krim në familje është arritur falë policisë që të parandalohet në kohë. Një 53 vjeçar ka tentuar që të vrasë gruan në sy të fëmijëve. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë parandaluar një vrasje duke ndaluar autorin. “Gjatë një konflikti të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.Lika, 47 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në trup si dhe e ka kanosur në prani të fëmijëve, duke i drejtuar një armë zjarri pistoletë tipi “TT”, me të cilën më pas është larguar. 
Gjatë kontrollit të ushtruar, në momentin e kapjes, Likës i’u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë, tipi “TT”; një kreher me 6 fishekë mod 54, kal 7.62 mm. Shtetasi i mësipërm ka qenë i dënuar më parë (ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 78, 22, 25 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”
Sigal