Burri pendohet pasi mbyti gruan me rripin e pantallonave

413
Pas krimit makabër të shënuar fundjavën e shkuar në një familje në Pogradec, skema thuajse e njëjtë përsëritet në Tiranë. Krimi në familje mori një tjetër jetë, tronditi një tjetër familje, këtë herë në fshatin Shëngjergj në Tiranë, ku burri ka mbytur gruan dhe pasi ka kryer krimin ka njoftuar policinë. I penduar para policisë Shkëlqim Disha ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij duke deklaruar se shkaku ka qenë tradhtia nga ana e saj para disa kohësh. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në polici, por edhe nga dëshmitarë nga vendngjarja, gjithçka ka nisur pasi viktima, Rezmie Disha, i ka treguar burrit tradhtinë e saj, duke i treguar madje edhe emrin e personit me të cilin kishte kryer aktin.
Sigal