Burri nga Tirana bie në vaskat e peshkut në Karaburun, nis kërkimi për gjetjen e trupit

629
Policia e Vlorës është sinjalizuar mëngjesin e sotëm se një 53-vjeçar mund të jetë mbytur në det. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Gj., banues në Tiranë. Ndërkohë, shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.
Informacion paraprak
Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.
Sigal