Burri në Gramsh pastron gropën e gëlqeres në tokën e tij, lajmëron policinë pas asaj që gjen

179
Një 62-vjeçar në Gramsh teksa pastronte një gropë gëlqereje në tokën e tij ka gjetur 18 armë zjarri të ndryshkura si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia. (foto ilustruese)
Shtetasi B.K,62 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, se duke pastruar gropën e gëlqeres në ish – Gadrën e qytetit Gramshit, pronë e tij, ka ka konstatuar disa kaseta me fishekë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.
Me ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor : 18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura, 80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.