Burri kërcënon gruan: Do të hedh nga kati i 10, do të therr si kec

484
Sigal

Katër vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar ka marrë një burrë i cili jo vetëm dhunonte familjarët e tij, por akuzohet edhe për ngacmim seksual. “Do të hedh nga kati i 10, do të therr si kec, do të heq kokën, familje langaraqësh”. Ky është vetëm një nga kërcënimet që shtetasi me inicialet P.B, i ka bërë gruas së tij me inicialet A.B, ndërkohë që ai në cilësinë e babait ka hyrë herë pas herë në dush, duke parë vajzat e tij teksa laheshin.

Babai pedofil, herë pas herë i ka kërkuar njërës prej vajzave të mëdhaja, që të flinte me të, por edhe pse ajo e ka kundërshtuar duke i pohuar se “…ti ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem…”, sërisht P.B., ka hynë në shtrat duke fjetur me vajzën.

Hetimet e prokurorisë kanë treguar se herë pas here kryefamiljari P.B, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tija, shkruan “Shqiptarja”. Për shkak të dhunës, në 13 gusht 2015 A.B dhe dy vajzat e saj i janë drejtuar komisariatit nr.2 ku kanë bërë kallëzim penal. Hetimet janë kryer të plota dhe pak ditë më parë P.B, është dënuar me 5 vjet burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual” dhe “Dhunës në familje”.