Burri i mësueses rreh drejtorin e shkollës në Elbasan, arrestohet

428
Një 51-vjeçar në Funarë të Elbasanit u shoqërua në polici, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare, ku punon si mësuese bashkëshortja e tij. Policia nisi procedimin penal për 51- vjeçarin H.B., me banim në Funarë, i cili ditën e hënë, në zyrën e drejtorit kanosi dhe goditi shtetasin me iniciale N.G., 53 vjeç, për shkak të detyrës.
51- vjeçari kishte të shoqen të punësuar si mësuese në shkollën e drejtuar nga i dëmtuari dhe pas ankesave të së shoqes, burri kishte shkuar në zyrën e drejtorit duke e kërcënuar se nëse merrte masa ndëshkimore ndaj bashkëshortes së tij, do e kishte pisk punën. Për më tepër ai kishte ngritur dorë ndaj tij duke e qëlluar. Ishin mësuesit e tjerë ata që ndërhynë për shuarjen e sherrit. Pas kësaj i dëmtuari ka bërë denoncimin në polici, duke bërë që nga ana e uniformave blu të nisi procedimi penal.
Sigal