Burri gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, dyshimet e para. Ja emri

509
Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 80-vjeçari i identifikuar si Miti Mitraj është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
Nga hetimet e para është zbuluar se ai kishte shenja dhune nëpër trup.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por po hetohet edhe për një krim ose infrakt.
I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij në Selenicë.
Sigal