Burri denoncon zhdukjen e gruas, dëshmia e 42-vjeçares: Ika me dëshirë

509
Një 47-vjeçar ka alarmuar policinë e Matit, pasi ka denoncuar në Komisariat se i është larguar nga banesa gruaja.
Ai ka denoncuar në polici se bashkëshortja e tij L.A, 42 vjec ishte larguar nga banesa që prej orës 17:30 të ditës së djeshme. Pas kërkimeve policia ka gjetur 42-vjecaren, e cila ka thënë në dëshminë e saj se ishte larguar nga banesa me dëshirë.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 03.12.2017, rreth orës 15:30, shtetasi Q.A, vjeç 47, kallëzon se rreth orës 07:00, i është larguar nga banesa bashkëshortja L.A, vjeç 42, e cila rreth orës 17:30, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.
Sigal