Sherri në një familje në Vlorë ka degjeneruar në rrahje me grushte, me një të lënduar dhe me tre të arrestuar në polici. Ngjarja ka ndodhur në familje Sejdi në lagjen “Isa Boletini” Vlorë. Policia njofton se ka arrestuar Alfred Sejdi, 51 vjeç, Anila Sejdi, 47 vjeç (motra e Alfredit) dhe Rajmonda Ademi, 37 vjeç (bashkëshortja e Alfredit).
Nga hetimet rezulton se në banesën e tyre, shtetaset Anila Sejdi dhe Rajmonda Ademi, janë konfliktuar fizikisht me njëratjetrën, duke u goditur me grushte.
Më pas ka ndërhyrë edhe Alfred Sejdi, i cili në bashkëpunim me motrën e tij Anilën kanë ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes së tij, Rajmonda Ademit. Ajo ka marrë disa dëmtime në trup.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta për shkak të problemeve të vazhdueshme familjare dhe mosmarrëveshjeve që kishin anëtarët e kësaj familjeje midis njëritjetrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.