Burri 48 vjeç ngacmon seksualisht vajzën adoleshente

476
Përveç ngjarjes në Bilisht, një tjetër rast ngacmimi seksual është shënuar brenda 24 orëve.
Këtë herë në Durrës, ku një 48-vjeçar me iniciale A.M. (banues në qytetin bregdetar) është ndaluar nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se, më datë 08 shtator, në lagjen Nr.5, ai ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin vajzës me iniciale L.A., 17 vjeçe, banuese po në Durrës.
Kallëzimi i adoleshentes ka vënë në lëvizje efektivët, të cilët kanë ndaluar 48-vjeçarin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari, shtojnë të njëjtat burime, ndërsa materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe ”Vjedhja”
Sigal