Burrel/ Aksidentohet autobusi i maturantëve

557
Sigal

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në afërsi të qytetit të Burrelit, në vendin e quajtur Kthesa e Sanës, kur një autobus që transportonte nxënësit e një shkolle të mesme të Dibrës është përplasur me një mjet tjetër.

Autobusi me targa AA 771 KA po udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Burrelit kur një kthesë, pak metra larg ish ndërmarrjes së Rrugëve Rurale Mat, është përplasur fort me një benz, mjet i poseduar nga një banor i Klosit.

Manovrimi i shpejtë i shoferit të autobusit ka bërë qe jeta e 25 maturantëve dibranë të shpëtohet.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shpejt efektivët e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.