Burrë e grua hipin në një vinç në Tiranë, kërcënojnë se do hidhen

494
Një burrë dhe një grua kanë hipur në një vinç pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë prej afro 30 minutash se do të hidhen.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për se burri dhe gruaja që kërcënojnë se do hidhen nga vinçi janë Ferdinand Saraci dhe Teuta Gjinollari.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që i kanë shtyrë dy personat të ndërmarrin këtë akt. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po negociojnë që burrë e grua të zbresin nga vinçi.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar në komisariat rojën e kantierit, pasi cilësohet si përgjegjës që ka lejuar burrë e grua të futen brenda rrethimit.
Sigal