‘Burra që dhunojnë gratë’, brenda 24 orëve 5 të arrestuar (Emrat)

630
5 persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për ‘dhunë në familje’. Burime zyrtare bënë me dije se arrestimet u bënë brenda një harku kohor prej 24 orëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Arrestohen për “Dhunë në familje” shtetasit:
– Edmond Agolli, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit, shtetasve S.H., 40 vjeçe dhe E.A., 20 vjeç.
– Ferit Ndreaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.N., 28 vjeçe.
– Sali Bana, 70 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.B., 68 vjeçe.
– Antonio Ruçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.Xh., 27 vjeçe.
– Dritan Krypi, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Xh.K., 42 vjeçe.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal
Sigal