Burg të riut që vodhi argjendarinë Babai: I pafaj, e dorëzova unë

473
Sigal

TIRANE – Arrest me burg ka dhënë Gjykata e krimeve të Rënda, ndaj 23-vjeçarit të dyshuar për grabitjen e argjendarisë 4 ditë më parë në Tiranë. Andrea Bregasi u arrestua të Dielën në qytetin e Durrësit dhe u transportua në Drejtorinë e Policisë Tiranë për t’u njohur këtë të Hënë me masën e sigurisë. Gjykatësja Fida Osmani pranoi kërkesën e prokurorit Përparim Vuka, për ta lënë në burg të riun. Sakaq, babai i të dyshuarit për grabitjen, thotë se djali i tij është i pafajshëm dhe se nuk është arrestuar, por e ka dorëzuar ai në polici. Argjendaria në zonën e Selvisë u grabit të enjten, ku dy persona të maskuar me skafandra dhe me motor, arritën të marrin 5 milionë lekë ar në argjendarinë në pronësi të Olta Sinanajt, e cila u plagos në kokë pasi një nga autorët e qëlloi me tytën e pistoletës. Kjo nuk është hera e parë që kjo argjendari bie pre e grabitjeve, Më e fundit është ajo në vitin 2013. Në një ngjarje edhe më të rëndë, në 2011, Olta humbi babain e saj, Rrapo Sinanaj, po në tentativë grabitjeje në argjendarinë e vendosur në kryqëzimin mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko”.  Për ngjarjen policia asokohe arrestoi një të ri nga Kosova student i mjekësisë në kryeqytet, por pas dy muajsh e la të lirë për mungesë provash duke zbuluar më pas si autor Viktor Gushin një vjedhës serial të bankave në kryeqytet