Burg pa afat 31-vjeçarit, ngacmoi seksualisht një 12-vjeçare

493
Sigal

Durrës/ Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg, për 31-vjecarin Fisnik Kuka me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur. Në seancën gjyqësore e mbajtur tre ditë pas arrestimit të 31-vjeçarit me arsim të lartë dhe beqar, organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Drini Pali ka kërkuar burg pa afat për Kukën, i cili u denoncua në polici nga prindërit e një të miture 12-vjeçare, për ngacmim seksual. Avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, detyrim paraqitjeje, me pretendimin se 31-vjeçari, i cili vuan nga sëmundja e epilepsia është i sëmurë dhe duhet të shtrohet në spital, por që kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykatësja e çështjes Shpëtime Pitaku, e cila vendosi që Fisnik Kuka të qëndrojë në burg. Në sallën e gjyqit nuk ka marrë pjesë asnjë prej familjarëve të Kukës, ndërsa 31-vjeçari është arrestuar në flagrancë, në datë 28 mars, pasi ka ngacmuar seksualisht, një 12-vjeçare banore e Durrësit, teksa kthehej për në banesën e saj. Prindërit e së miturës kanë qenë të traumatizuar dhe kanë kërkuar dënimin maksimal të pedofilit, duke ja lënë në dorë gjithçka drejtësisë dhe policisë.