Bulqizë: Vetëvaret 34-vjeçari, babai i dy fëmijëve, familjarët: E hoqën nga puna në minierë

448
Sigal

Një minator i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maqellarë, ku 34-vjeçari Leonard Shehu, babai i dy fëmijëve është gjetur i vetëvarur.

Ndërkohë familjarët e viktimës janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë deklaruar se 34-vjeçari i ka dhënë fund jetës pasi u hoq nga puna në minierë. Leonard Shehu punonte në një minierë në Bulqizë dhe ishte larguar nga puna kohët e fundit.