Bulqizë/ Tritol makinës së një biznesmeni, nuk ka të lënduar

131
Një shpërthim i fuqishëm me tritol në një automjet, ka tronditur banorët e qytetit të Bulqizës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga të dhënat e para mësohet se makina e shpërthyer me tritol është e një biznesmeni kromi dhe se nuk ka të lënduar, pasi ka qenë e parkuar dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale të mjetit dhe objekteve përreth.
Policia pas njoftimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.