Bulqizë, minatori 25-vjeçar humb jetën, ACR: Vdekja, si pasojë e pakujdesisë në punë

431
Një minator i ri ka humbur jetën paraditen e sotme në minierën e Bulqizës. 25-vjeçari Renato Alimani ishte duke punuar jashtë galerisë, ku si pasojë e një aksidenti në punë, ka humbur jetën.
I riu ishte punëtor transporti jashtë galerisë, por aksidenti ka rezultuar fatal për jetën e tij.
Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar kompania ACR, sipas së cilës, vdekja e të riut 25-vjeçar ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së tij gjatë punës.
Sigal