Bulqizë, mbytet duke u larë në rezervuar fëmija

511
Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e së premtes në Bulqizë pasi është mbytur duke u larë në një rezervuar.
Nga të dhënat e fundit rezulton se viktima është një djalë 10-vjeçar, i cili po lahej në kanalin e një çentrali. 
Ende nuk dihen motivet e vdekjes së tij, por pas rekuperimit, trupi është dërguar në morg ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
Sigal