Sigal

Një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Fushë-Bulqizë, pasi u përplas nga një automjet. Sipas të dhënave të para, viktima është një këmbësor i identifikuar vetëm me inicialet K. K.

Ai u përplas nga një automjet me targa italiane, i cili u largua nga vendngjarja. Megjithatë, drejtuesi i saj me iniciale T. S., u ndalua pak kohë më vonë nga autoritetet policore.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme, ndërsa një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit