Bulqizë, lirohet mësuesi dhunues

641
Gjykata e Dibrës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mësuesin Agim Muça, i cili u arrestua tre ditë më parë pasi dyshohej se kishte dhunuar me drutë e sobës 12 nxënës të klasës ku jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov”, në Ostren të Dibrës. Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, mësohet se mësuesi Muça nuk e ka pranuar akuzën se ka dhunuar nxënësit e tij dhe me sa duket edhe prokuroria nuk ka paraqitur prova bindëse për gjykatën, e cila ka vendosur të lirojë mësuesin Agim Muça, duke urdhëruar që hetimet ndaj tij të vazhdojnë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mësuesi Agim Muça u arrestua pasi prindërit e 12 nxënësve të klasës ku ai jepte mësim u ankuan për dhunë ndaj fëmijëve të tyre, madje njëra prej nxënëseve ishte paraqitur me shenja dhune në kokë në spital.
Sigal