Bulqizë, gjendet trupi i një fëmije 10 vjeç buzë lumit Drin

454
Një ditë më parë rreth orës 21.30, shtetasi Sh. Gj. nga fshati Mazhic, Bulqizë, ka njoftuar në Sallën Operative se nga ora 11.00 e paradites nuk i është kthyer djali i tij I. Xh., rreth 10 vjeç. Për herë të fundit është parë rreth orës 15.00, duke u larë në lumin Drin në fshatin Katund i Ri, Peshkopi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë duke u larë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër, ku kanë ushtruar kontroll gjatë gjithë natës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit përgjatë shtratit të lumit Drin.
Nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, si rezultat i kërkimeve të forcave të policisë rreth orës 09:30, të datës 30.08.2016 në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr, është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës 10 vjeç, shtetasi I.Xh, banues në fshatin Mazhic, Bulqizë.
Nga këqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes. Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lumë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.
Sigal