Bulqizë, e zë shkembi, vdes minatori, në diten e parë të punës

691
Sërish tragjedi në minierat shqiptare. Një tjetër minator humb jetën në galeritë e minierave. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa viktima është shtetasi E.K, 66 vjeç.
Ky i fundit mësohet se është aksidentuar gjatë punës në minierën e kromit, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 
Policia sqaron se “në zonën D, në galerinë e kromit nr 34, profili 40, kati i 4, shtetasi E.K, (i cili kishte filluar punë gjatë ditës së sotme në minierë, me detyrë zjarrmëtar), pasi ka vendosur lëndën plasëse për hapjen e vendit, gjatë shpërthimit është shembur një masiv shkëmbor duke e dëmtuar rëndë shtetasin E.K, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme”. Policia po heton për ngjarjen e rëndnë
Sigal