Bulevardi i ri/ Shpërthen me C4 objekti 30 metra në Tiranë

552
Sigal

Ashtu siç ishte parashikuar, këtë të enjte në orës 11:00 ka shpërthyer me eksploziv një godinë rreth 30 metra e lartë në qendër të Tiranës. Kjo godinë do të shembet për shkak të punimeve që po bëhen për Bulevardin e ri. Shperthimi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla për të liruar hapësirën për vazhdimin e punimeve.

“Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer proçedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte. Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku pritet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4”, thuhej ne njoftimin e IKMT-së.