BSH, Gjykata pranon gjykim të shkurtuar, ia “hedh” Bitraj

473
TIRANË – Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 3 të akuzuarve kryesor në vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitrajt, Klevis Bejtjen dhe Mimoza Bruzinë. Ky vendim do të sjellë një lehtësim të dënimit të tre të pandehurve pavarësisht masës që do të vendosë në përfundim Gjykata ndaj tyre.
Ardian Bitraj ka pranuar vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Ndërsa Klevis Bejtja dhe Mimoza Bruzia kanë pranuar akuzën për bashkëpunim në vjedhje. 
Po ashtu Gjykata ka pranuar edhe kërkesën për ndarjen e çështjes për nipin e Ardian Bitrajt, Klevis Bejtjes.
Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Banka e Shqipërisë që të pandehurit Bitraj, Bejtja dhe Bruzia të kthenin lekët.
Rrëzimin e kërkesë së BSH-së për kthimin e lekëve, Gjykata e ka argumentuar me qëndrimin se kjo kërkesë duhet dorëzuar në Gjykatën Civile dhe se kërkesa për kthimin e parave do të pengonte gjykimin penal.
Sigal