Britani, vrau dy vëllezër në ’97-n, do ekstradohet në Shqipëri

227
Avni Metra shqiptar i akuzuar për dy vrasje në Shqipëri dhe që ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar që në vitin 1998 do të ekstradohet.
BBC shkruan se Avni Metra, 53 vjeç, shkoi në Britani një vit pas vrasjes së dy vëllezërve në vendlindjen e tij. Ai është dënuar në mungesë për dy vrasjet dhe posedimin e armëve të zjarrit. Vrasja për të cilat akuzohet Metra ka ndodhur në vitin 1997 në Burrel. Ai mundi të shkonte në Britani si refugjat i rremë.
Shqiptari ka kundërshtuar vazhdimisht ekstradimin, me pretendimin se do të përballet me një gjykim të padrejtë në Shqipëri dhe se rrezikohej nga gjakmarrja. Gjykatësi i Gjykatës së Magjistraturës ka argumentuar se jeta e tij në Britani është e “bazuar në një gënjeshtër”. Metra, i cili jetonte në Borehamwood, Hertfordshire, është arrestuar nga detektivët e Scotland Yard më 8 qershor, si ai e dëboi me Watford, pas një video të realizuar në shtëpinë e tij nga Daily Mail. Në një seancë të mëparshme Metra kishte deklaruar: “Nuk ka drejtësi në Shqipëri, ka vetëm korrupsion..”