Britani, 18 vjet burg shqiptarit, u kap me 60 kg kokainë

436
Një shtetas shqiptar, ish-efektiv policie, me banim në Luton, Britani e Madhe është dënuar me 18 vjet burg pasi u kap teksa tentonte të fuste në vend një sasi prej 60 kg lëndë narkotike përmes një automjeti të përshtatur për trafik droge. Arjan Pasha, 40 vjeç u kishte thënë detektivëve të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, NCA, se drejtonte një firmë sigurie që ofronte truproje për personalitete.
Ai është arrestuar nga efektivë të policisë kufitare në prill të vitit 2014, në terminalin e Tunelit të Lamanshit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Mercedez, u konstatua se pjesët e makinës ishin modifikuar në vendin e gomës rezervë, ku ishte fshehur lënda narkotike; 60 kile kokainë e parë, e cila sipas policisë, nëse do të hidhej në treg do të arrinte një vlerë prej 7, 98 mln paund.
Sigal