Breshëri plumbash mbi një ‘Audi’ në Kamëz, nis hetimi

571
Mesnatën ndërmjet të dielës dhe të hënës, persona të paidentifikuar kanë derdhur një breshëri plumbash mbi një makinë Audi të parkuar në lagjen Kodër-Haxhë.

Makina ishte pa njeri brenda. Ajo ishte në pronësi të shtetasit M.C., sipas Policisë së Tiranës.

të shtënat ndodhën në orën 1:20 minuta dhe lajmi u njoftua nga qytetarët në numrin e emergjencave 112.

Tashmë ka nisur mbledhja e provave, gëzhojave dhe gjurmëve të tjera për të zbuluar synimin e autorëve dhe identitetin e tyre. 
Sigal