Breshëri kallashnikovi në Elbasan, shënjestër ishte fisi i njohur…

556
Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para për breshërinë e armëve që tronditi Elbasanin sot. Sipas saj, objektiv i atentatit ishte fisi i njohur Çapja. Ndaj anëtarë të këtij fisi janë bërë edhe më parë atentate.
Njoftimi i Policisë 
Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu” Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë, persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Çapajve.
Më pas, në lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
Sigal