Bregu: E vrava se më ngacmonte gruan…por jam penduar

457
BERAT – “E vrava sepse më preu ujin dhe më ngacmonte gruan…por jam penduar”. Kjo është dëshmia që ka dhënë në sallën e gjyqit 34-vjeçari Fatmir Bregu i akuzuar për vrasjen e 28-vjeçarit Namik Gjika pak ditë më parë.
Trupa gjyqësore e udhëhequr nga gjykatësi Kostika Cobanaqi vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg për Bregun.
34-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit, por ka shprehur pendesë duke sqaruar edhe motivet që e shtynë të marrë armën automatike dhe të qëllojë ndaj bashkëfshatarit të tij.
Ngjarja ndodhi më 31 gusht në fshatin Lybesh pas një konflikti të lindur mes tyre për vijën e ujit.
Sipas deklaratës së Fatmir Bregut, në nerva e sipër ai ka marrë armën kallashnikov në shtëpi dhe ka qëlluar ndaj Namik Gjikës duke e lënë të vdekur. Bregu u largua nga vendi i ngjarjes dhe u vu në pranga nga policia 8 orë pas kryerjes së vrasjes. 
Sigal