Bora dhe ngricat pushtojnë vendin, probleme në Pukë, Fushë-Arrëz e Dibër

458
Sigal

Gjithë vendi është
pushtuar nga temperaturat disa gradë nën zero, ndërsa mjaft qarqe ndodhen të
mbuluara nga bora. Por më problematike situata paraqitet në disa zona si Pukë,
Fushë-Arrëz e Dibër.

Nga raportimet e para
për ditën e sotme mësohet se për shkak të motit të keq me ngrica, ku
temperaturat shkojnë deri në -17 gradë Celsius ka probleme me qarkullimin në
Pukë.

Akset Fushë Arrëz-
Kukës dhe Qafë Mali- Fierzë janë të bllokuara. Po kështu të gjithë fshatrat në
Pukë dhe Fushë Arrëz janë të bllokuara, ndërsa mësohet se në disa fshatra është
ndërprerë furnizimi me ujë e energji. Në Fushë Arrëz është e nevojshme
ndërhyrja por Bashkia nuk ka mjete.

Ndërkaq në
Bulqizë-Peshkopi temperaturat shkojnë deri në -16°C. Në qarkun e Dibrës disa
njësi administrative janë të bllokuara si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta. Aksi
Milot-Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Në Kukës, të gjitha
akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në aksin Kukës-Krumë për shkak të
akullit, lëvizja është e mundur vetëm me zinxhirë.

Po kështu edhe në
Korçë, të gjitha akset të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në Qafë Thanë dhe
Kapshticë, e kalueshme pa zinxhirë.