Bora bllokon makinat në Llogara, asnjë borëpastruese në rrugë

629
Sigal

Bora dhe moti i ftohtë kanë sjellë probleme në disa akse kryesore të vendit, ndërsa një nga pikat më problematike është dhe qafa e Llogarasë.

Disa qytetarë shprehen se në këtë aks rrugor mungojnë borëpastrueset dhe nuk është hedhur kripë dhe skorje në rrugë.

Ata shprehen se dhe me zinxhirë kalimi është mjaft i vështirë, ndërsa disa prej tyre gjenden të bllokuar prej minutash. Qytetarët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë, pasi mes udhëtarëve ka edhe fëmijë, raporton Faxweb.

Në ditët në vijim pritet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës, ndërsa temperaturat do të zbresin nën zero në të gjithë vendin.