“Bonnie dhe Clyde” në Tiranë, i hynë në banesë për ta vjedhur dhe i kërcënuan vajzën por…

744
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në kryeqytet pasi në bashkëpunim me një vajzë kanë grabitur një shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan në banesën në pronësi të 41-vjeçares U.S. Më datë 16.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.S., 26 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 13:00, në Paskuqan 1 Kodër e Kuqe, kanë hyrë në banesën e shtetasit U.S., 41 vjeç, ku ndodhej vetëm vajza e mitur U. S 11 vjeçe, te cilët e kanë mbajtur me forcë dhe kanë kërkuar brenda banesës për të vjedhur sende me vlerë.
Pasi nuk kanë gjetur asgjë për të marrë janë larguar. Parashikuar në Nenet 110/2, 22, 139 dhe 25 të Kodit Penal
Sigal