‘BMW’-ja përplaset me motorin në Tiranë, 2 të plagosur në gjendje kritike për jetën

491
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një motor në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Sipas raportuesve dy persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën, pasi kanë marrë plagë të rënda.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se ka qenë motori shkaku i këtij aksidenti, pasi ka tentuar të kalojë drejt, pa bërë rrethrotullimin. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Sigal