Blutë e Tiranës nuk falin, procedohen 8 protestuesit që hynë brenda Drejtorisë së Policisë

567
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për 8 qytetarë që morën pjesë në protestën e djeshme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa u futën edhe brenda ambienteve. Protesta në fjalë që nisi pasditen e djeshme ishte vazhdim i tubimit të Kukësit ku qytetarët kundërshtuan taksën e Rrugës së Kombit.
Komisariati nr. 3
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal.
Sigal