Bllokohet në portin e Durrësit autobusi me 207 kg kanabis në rrota

509
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Policia ka sekuestruar 207 kg kanabis në një autobus që kishte si destinacion Italinë.

Blutë vunë në pranga drejtuesin e mjetit Jetmir Muçalijaj 43 vjeç, ndërsa shpallën të kërkim pronarin e autobusit E.S. 38 vjeç.

“Më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin Jetmir Muçalijaj ,pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner.Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”.

Lënda narkotike e ndarë në 180 pako u gjet në pjesën e rrotave të pasme të autobusit.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentative.
Sigal