Bllokohet në kufi “xhihadisti” shqiptar 20 vjeçarë

433
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas dyshimeve se kishte lidhje me terrorizmin. Erol Hasanaj u ndalua në Katania të Italisë bashkë me një sirian dhe dy shtetas nga Malta, pasi mbanin dokumente false. 
Për shkak se i riu shqiptar do të udhëtonte drejt Maltës me dokumente false, ekspertët e antiterrorit në Itali e kanë cilësuar si person me rrezikshmëri potenciale për kryerjen e akteve terroriste. 
Hasanaj nuk justifikoi arsyen e vizitës atje. 20 vjeçari shqiptar, sipas autoriteteve italiane kishte dijeni të shumta nga Elektronika. Në këtë aksion u arrestua edhe një i mitur sirian që do të udhëtonte drejt Mançesterit të Anglisë. 
Momentalisht, akuza që rëndon për ta është falsifikimi i dokumenteve, por antiterrori italian i ka përfshirë në listën e personave që përbëjnë rrezikshmëri për akte të dhunshme.
Kontrollet e shtuara në Palermo erdhën pas ndalimit të dy tunizianëve, të cilëve iu gjetën sende si ato që përdoren për të bërë bomba dhe 10 mijë euro kesh. 
Sigal