Bllokohet në Itali gomonia me drogë e nisur nga Shqipëria, arrestohen tre skafistët

614
Një gomone që transportonte drogë drejt Italisë është bllokuar nga autoritet italiane mbrëmjen e sotme, në zonën e Salentos afër Lecces, ndërsa tre skafistë shqiptarë janë arrestuar.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tëpolicisë shqiptare që sqaruan se “pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, falë koordinimit të veprimeve mes dy policive rreth orës 20.00 u finalizua operacioni antidrogë i përbashkët ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea (Provincë në Leçe)”.
Informacioni i plotë i policisë së Shtetit:
Pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, falë koordinimit të veprimeve mes dy policive rreth orës 20.00 u finalizua operacioni antidrogë i përbashkët ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea (Provincia di Lecce).

Avioni i Guardia di Finanza është vënë në ndjekie të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut.

Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë.

Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë.

Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma.

Nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane.
Sigal