Bllokohet makina me drogë në kufiri me Greqinë, dy në pranga

527
Kapen 108 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se operacioni u zhvillua sot në orët e para në fshatin Eklisohori të Igumenices.
Të njëjtat burime pohuan se Anti-droga e Igumenicës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit, ndaluan një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 12 pako të mëdha me 107 kg 850 gram marijuanë.
Sakaq, në pranga ra shoferi 42 vjeç dhe pasagjeri 30 vjeç, për të cilët ende nuk thuhet nëse janë shqiptarë apo grekë.
Sigal